Vlora Hyseni sot para Apelit të GJKKO-së, kërkon t’i hiqet arresti në shtëpi
Gjykata e Posaçme e Apelit shqyrton sot në orën 13:00 kërkesën e ish-drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni, për ndryshimin e masës së sigurisë.
Ish-drejtoresha e Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora Hyseni, paraqitet sot para Gjykatës së Posaçme të Apelit, e cila do të shqyrtojë kërkesën e saj për ndryshimin e masës së sigurisë “arrest në shtëpi”. Seanca është caktuar të nisë në orën 13:00.
Kërkesën e Hysenit do ta shqyrtojë gjyqtari Florian Kalaja, pranë Apelit të GJKKO-së. Në seancë pritet që palët të parashtrojnë argumentet e tyre lidhur me masën që ish-krerja e SHISH ka aktualisht.
Në përfundim të shqyrtimit gjykata do të vendosë nëse masa ndryshon, apo nëse Hyseni vijon të qëndrojë në arrest shtëpie.


